Gjate kohes qe opozita protestonte jashte parlamentit per te 8-ten here, ne Kuvend mbahej seanca plenare. Dy forcat kryesore të opozitës PD dhe LSI sipas kryeministrit Edi Rama po dëmtojnë çeljen e negociatave, ekonominë e turizmin.

Nga Kuvendi Rama u zotua se nuk do të ketë negociata për mandatin e maxhorancës. Ai tha se nëse do të ketë një vendim nuk do të jetë për shkak të opozitës, duke iu betuar PD-së dhe LSI-së se siglat e tyre maxhoranca do i çojë për skrap.

Deputetja demokrate Rudina Hajdari para nisjes së fjalës së saj në Kuvend, ka kërkuar nga kolegët deputetët në sallë që të mbahen një minutë heshtje për vitkimat e 2 prillit.

Ne seancën plenare të kësaj të mërkure në Kuvendin e Shqipërisë, eshte betuar edhe deputetja më e re nga radhët e LSI-së, Ambra Borova në qarkun e Shkodrës. Kandidatja në listat e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, mori mandatin më herët nga KQZ, por nuk mundi të ishte në seacën e shkuar plenare, pasi kishte vetëm pak ditë që u bë nënë.

Në pritje për të marrë mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë edhe dy kandidatë të tjerë, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Bashkë me ta, Kuvendi pritet të shkojë në 101 deputetë.

Artikulli paraprakDENONCUAN NË STAR PLUS , ZGJIDHET SHQETËSIMI I BANORËVE
Artikulli tjetërOPOZITA 4 ORË PROTESTË PA BASHËN DHE BERISHËN