Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy përfaqësuesve të biznesit të vogël se ata gënjejnë me bilancet e deklaruara te Tatimet, me qëllim që t’i shmangen kapërcimit të pragut aktual prej 8 milionë lekë, e cila i përfshin në skemën e TVSH-së.

Gjatë një takimi me biznesin e vogël, Rama ka shpjeguar se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2 mln lekë xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit, por sipas tij mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve.

“Biznesi i vogël s’e ka problemin te TVSH-ja, por te tavani. Nuk di sa të gatshëm do të ishit që gjërat që më keni thënë në sy ti thonë edhe këtu para publikut me mediat,

por ajo që unë kamë nxjerrë si përfundim është se problemi i juaj nuk është TVSH-ja, problemi juaj është tavani 8 milionë,

se duke e kapërcyer atë, ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguajë taksë nga 5-15% dhe kjo bën që shumë prej jush gënjejnë, e thonë vetë,

gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan ndërkohë që xhiron e kanë më të lartë se 8 milionë jetojnë në stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme.

Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjeje, tavan të rritet mbi 100 milionë dhe juve nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit,

se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është të marrim lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por që të mos lejojmë që të mëdhenjtë t’i shmangen detyrimeve.

Kështu që, duke hapur këtë diskutim dhe duke shprehur që ju të jeni po aq të sinqertë sa keni qenë kur kemi folur bashkë,

ju garantoj se ne jemi shumë të interesuar që bashkë me ju të arrijmë në një përfundim të arsyeshëm se deri kur duhet të shkojë mbi 100 mln lekë.

Ta shtypni atë kasën sa herë bëni një transaksion, se prapë do jeni në pragun e pranuar ku nuk do paguani më shumë se 5% taksë.

Artikulli paraprakANËTARI I KRYESISË BRAKTIS PD: PO VRITET SHPRESA, POLITIKANËT MILIONERË JAPIN LEKSIONE VARFËRIE
Artikulli tjetërDENONCIMI NË OSHEE/ PRANGA 10 ABONENTËVE, VODHËN ENERGJINË