Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se bosi i sterlizimit është kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se “Ilir Beqaj është një Lefter Kokë”, duke theksuar se koka e Meduzës, e vjedhjes dhe krimit është vetëm Rama. “Ai është bosi i sterilizimeve. Kurrë një ministër nuk mund të nxirrte kryeministrin me gërshërë të thyera dhe pincë me një krah për të mashtruar publikisht shqiptarët, për ti thënë se ja me çfarë operoheshit ju përpara se muratori im të merrte në emrin tim sterilizimin e veglave të kirurgjisë. Beqaj është një Lefter Kokë. Por koka e Meduzës, e vjedhjes dhe krimit është vetëm Edi Rama”, tha ai.

Berisha u shpreh se revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari dhe se imagjinata e tyre punon për mosbindje civile. “Sot revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari., Imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindje civile. Parlamenti është bërë shembulli më i gjallë e frymëzues i të gjithë atyre që janë të vendosur në një betejë pa kthim për rrëzimin e këtij”, u shpreh ish-kryeministri.

Deklarata e Berishës:
Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet hetimore parlamentare për sterilizimin, sepse ai është bosi i sterilizimit. Kurrë një ministër nuk mund të nxirrte kryeministrin e vendit me një gërshërë të thyer dhe me një pincë me një krah për të mashtruar publikisht shqiptarët se ja si operoheshin ju, para se muratori im të merrte sterilizimin e veglave të kirurgjisë.

Në këtë rast, Beqaj është thjesht një Lefter Kokë, kurse koka e Meduzës e vjedhjes dhe e krimit është Edi Rama. Edi Rama nuk pranon dot komisionin hetimor parlamentar për check-upin që e ka bashkëshortja e kushëririt, që regjistron në seri shpirtra të vdekur si në defteret e Çiçikovit për të vjedhur dhe mbushur xhepat me miliona euro. Edi Rama nuk mund të pranojë hetimin e plaçkitjes së pronave të qytetarëve shqiptarë me të ashtuquajturat investitorë strategjikë sepse është vetë një nga makutërit, një nga plaçkitësit më të mëdhenj të këtyre pronave. Po bllokon negociatat, siç i ka bllokuar për 10 vite me radhë, i bllokon edhe tani vetëm e vetëm pse Beleri është një lloj Bollanoje që nuk lejon që mafia e Edi Ramës dhe pushtetit të pushtojë brigjet dhe tokat e banorëve të bregut. Nuk lejon.

Këtu është gjithë problemi, ndaj dhe ai nuk pranon hetimin. Qytetarë, do thoni ju fjalën tuaj. Sot revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari. Sot revolta po zien në shpirtin e çdo shqiptari. Sot më shumë se kurrë, imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindjen civile. Parlamenti është bër shembulli më i gjallë, më frymëzues, më magjepsës i të gjithë atyre që janë të vendosur të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi banditesk.

Artikulli paraprakTONIGHT – 01.12.2023
Artikulli tjetërDAJÇ,BANORËT: KEMI FRIKË NGA PËRMBYTJET