Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përshëndetur djemtë e Kombëtares, duke i falënderuar për atë që dhuruarn në Europianin e Francës.
“Ti do të mbetesh gjithmonë kapiteni, që si në ditën e parë dhe të fundit. Një shembull për të tjerë më të rinj të talentuar, që në vend të Zvicrës, apo Kombëtareve të tjera zgjidhën Shqipërinë. Falënderoj të gjithë nga Berisha im i dashur deri te Sadiku që shënoi golin e parë për ne historik. Jam gjithmonë krenar për ju”, u shpreh Kryminstri Rama.