Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa ruse ditën e djeshme në Odesa, e cila ra fare pranë delegacionit të kryeministrit grek Mitsotakis.
Ky i fundit ishte për një vizitë të papritur në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky. Rama shprehet se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.
Postimi i Ramës në X:
‘Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.’ shkruan Rama.