Kryeministri i vendit Edi Rama ka dënuar aktin e thyerjes së stolave në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit.

Kryeministri me anë të një postimi në Facebook thotë se shpreson që personat përgjegjës të përfundojnë prapa hekurave si dhe të ndalohen përgjithmonë që të hyjnë në stadiume.

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë nenet e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë kundër dhunës në sport” shkruan Rama.

Sipas raportit të dëmeve të kryera nga FSHF, janë thyer 164 ulëse, 145 në sektorin e tifozerisë së Tiranës dhe 19 në sektorin e tifozerisë së Kukësit. Ndërkohë me anë të një reagimi edhe FSHF kërkon që të zbatohet ligji i ri për të parandaluar këto akte vandale në stadiumet shqiptare.

Në deklaratën e postuar nga Federata thuhet se janë video dhe foto të personave që kanë bërë këtë dhe do ia u paraqesin ato policisë për të marrë masat.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY TË RINJ, DHUNUAN DHE I VODHËN 200 EURO MAROKENIT
Artikulli tjetërRRUGA E “LIVADHEVE”, BANORËT: TË SHTOHEN INVESTIMET