Kryeministri Edi Rama po dëshmon në komisionin hetimor të CEZ që drejtohet nga opozita.

Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Komisionit Edmond Spaho për të dëshmuar. Edi Rama: “Shpjegimi i ministrit për procesin nga A tek Zh e konfirmoj plotësisht” Shefi i qeverisë shqiptare po pyetet për zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje, duke shmangur arbitrazhin. Më herët në këtë Komision ka dëshmuar Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Ndërkohë në komisionin paralel për CEZ të drejtuar nga mazhoranca dhe me tjetër objekt hetimi ka dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha.

Artikulli paraprakTHYHET DEGA E PISHËS DHE I BIE NË KOKË, VDES I MOSHUARI
Artikulli tjetërSHQIPTARËT TË PARËT NË LISTËN E AZILKËRKUESVE NË FRANCË, LËMË PAS SIRIANËT