Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë i pranishëm në “Mbrëmjen gala” të FSHF ka falënderuar kombëtaren shqiptare për paraqitjen e suksesshme në kualifikueset “Euro 2024”. Por mes të tjerash, së bashku me presidentin Bajram Begajn, i ka dorëzuar trajnerit brazilian shtetësinë shqiptare.

“Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që e mundësuan klëtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, përgëzimin dua ta filloj nga pak më larg, nga Gianni De Biassi. I cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Dua ta vazhdoj me Edi Rejan. Të ndaloj një sekondë këtu, me Sylvinhon: E njeh presidentin e Shqipërisë? Presidentin tonë, jo të Brazilit, duhet të vish sepse do të ta prezantoj. Atëherë siç premtuam, sot duam të gjithë së bashku të të japim shtetësinë shqiptare”- u shpreh Rama.

Artikulli paraprakBARDHI NJOFTON MBLEDHJEN NESËR TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, JA MESAZHI PËR DEMOKRATËT
Artikulli tjetërFSHF NDERON KOMBËTAREN PËR KUALIFIKIMIN NË EUROPIAN, PRESIDENTI DUKA AKORDON ÇMIMIN E NJOHUR