Rama dhe Berisha përplasen për ekonominë, ndërhyn dhe Blushi .

Kryeministri, Edi Rama, në seancën parlamentare u fokusua tek ekonomia e vendit, duke lexuar të dhënat e raportit të Bankës Botërore, e cila sipas tij nëvizon se ekonomia e Shqipërise po zgjerohet falë investimeve ambicioze të biznesve vendase dhe të huaja. Sipas Ramës, raporti mbështet reformat e Qeverisë, ndërsa thekson se borxhi publik do të ulet në bazë të parashikimeve. Rama: Vazhdon BB, si rezultat borxhi publik pritet të bjerë në përputhje me programin e qeverisë për rënie të vazhdueshme të tij në kontekstin e rritjes së përshpejtuar ekonomike, kështu e quan BB. Radha ndër demokratët për të replikuar me Kryeministrin ishte e madhe, por një mesazh i zëdhënëses së grupit parlamentar, Jorida Tabaku, për drejtuesen e seancës Valentina Leskaj, i hapi rrugë ish-kryeministrit Berisha që të marrë fjalën. Berisha akuzoi Qeverinë se ka zhytur vendin në korrupsion dhe varfëri, ndërsa tha se edhe pse Qeveria taksat i rriti me 50 përqind, të ardhurat janë në nivelin zero. Berisha: Këta mashtrues ordiner që përdorin këtë platformë për të vjellë gënjeshtra dhe mashtrime ndaj qytetarëve. Duke rritur taksat 50% kanë mbledhur në katër vite katër herë më pak sesa çkemi mbledhur ne me uljen e taksave mbi 50%. Kryeministri Rama ironizoi premtimin e Partisë Demokratike për rikthimin e taksës së sheshtë në nivlein 9 përqind, duke dhënë këtë argument: Rama: Mbi 100 milion dollarë nga heqja e taksës së sheshtë që doni ta ktheni prapë, se e thotë bukur ajo fjala: Problemi i budallait nuk është që nuk ndryshon qëndrim, është që nuk ndryshon as argument. Janë 540 milion në katër vjet që ne i kemi hequr nga buxheti i shtetit për të mbështetur buxhetet familjare.Sa të kushtojë, shumë shpejt në këtë parlament do të vijë statusi i naftëtarit dhe për të gjithë ata mijëra njerëz ky shtet që nuk ka mundësi tu japë gjithçka që meritojnë as atyre dhe askujt tjetër sot, do tu njohë dinjitetin. Kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha replikuan dhe për rafinerinë e naftës në Ballsh. Kryeministri Edi Rama për herë të parë pas largimit nga grupi parlamentar socialist, replikoi dhe me deputetin Ben Blushi. Ndërkohë ish-Kryeministri Berisha në Parlament u përplas dhe me zëvendës/kryeministrin Niko Peleshi për projektin e ndërtimit të një teci me qymyr në Maliq të Korçës.

Artikulli paraprakHIDHET NGA KATI I TRETE I BANESES NJE 14 VJEÇARE
Artikulli tjetërDEPUTETI GJERMAN:SHQIPERIA S’I KA PLOTESUAR KUSHTET PER NEGOCIATAT