Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë Anila Denaj do të jenë sot në tryezën e forumit ekonomik që do të mbahet në Tiranë.
Në forum pritet të flitet për situaten ekonomike dhe makroekonomike te vendit. Ne fokus investimet e huaja, klima e biznesit, përmirësimi i situatës ekonomike në tërësi.
Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs veprimi politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse.