LIDERËT BOTËRORË TAKOHEN NË WALES TË BRITANISË SË MADHE.Ka nisur sot Samiti i Aleancës së Atlantikut Verior në Wells të Britansë së Madhe, ne te cilin Shqiperia perfaqesohet nga kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Ministri Jashtëm, Ditmir Bushati. Ky është samiti i parë i NATOS në Britanine e Madhe.

Samiti, ku marrin pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, i cili nënvizoi se do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballjes me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
Gjatë këtij samiti dyditor liderët botërore do të diskutojnë mbi çështjet më të rëndësishme të gjeopolitikës botërore dhe luftës antiterror.
Ndër pikat më të rëndësishme është konflikti në Ukrainë. Po ashtu, do diskutohet për qendrimin e NATO-s lidhur me të ardhmen e aleancës në Afganistan, si dhe sfidat e reja të NATO-s, ndërsa pjesë të rëndësishme do të ketë dhe përcaktimi i një politike në mbështetje të Forcave të Armatosura dhe në fund do të disutkohet mbi të gjitha fortikimi i strukturave të NATO-s duke unifikuar qendrimin e të gjithë kombeve të cilat janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

 

 

 

Artikulli paraprakPRISHTINË-TIRANË, HAPEN DHOMAT E TREGTISË
Artikulli tjetërARGJENTINA HAKMERRET NDAJ GJERMANISË