Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka zgjatur për rreth 1 orë e 20 minuta në ambientet e “Hotel Tirana” në kryeqytet.

I pari ka qënë kryeministri Rama që ka lënë ambientin duke ia lënë në dorë aleatit të tij, Meta të japë detaje nga takimi. Dy krerët e maxhorancës kanë vendosur të drejtohen zyrtarisht Partive Popullore Europiane që të angazhohen në dialogun me opozitën, pasi kjo e fundit ka mungesë besimi. Ai nuk ka folur për fatin e koalicionit duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme. Ndërsa për presidentit, ai theksoi se pavarësisht se maxhoranca ka 90 vota, do të kërkojë konsensus të gjerë. Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kërkesës së PS-LSI, për të ftuar në dialog PPE-në se “pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri” Ai tha se për dialogun ka një objektiv të rakorduar prej 9 ditësh për një qeveri teknike. Ai i është përgjigjur Metës se nuk është një situatë mosbesimi.

Artikulli paraprakKOSOVA NËN KËRCËNIMIN E GRUPEVE KRIMINALE
Artikulli tjetërMASSAFRA: SHPRESOJ TË MOS KETË SULME PËR PASHKË