Zhvillohet sot në Tiranë samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, zhvillon për herë të parë një vizitë në vendin tonë, ndërsa ditën e sotme u prit para Kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama.
Nderkohe jane firmosur edhe marrëveshje bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve.
Pas takimit, të dy zyrtarët e lartë do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.