Kryeministri Edi Rama pret para Pallatit të Kongreseve mbërritjen e liderëve për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Europa Juglindore. Së bashku me Ramën në tapetin e kuq është edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky bashkëorganizator i samitit.
Në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” dhe vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë u nënshkrua sot “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”, nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.