Kryeministri Edi Rama dhuroi gjak sot në kryeministri. Ndërkohë një batutë e kryeministrit Rama se “Qeveria e tij nuk duhet akuzuar për pirje gjaku, pasi do të japë gjak”, i është përgjigjur kryetari i Partisë Demokratike Basha.

Ai tha se Rama po u pi gjakun shqiptarëve jo vetëm në kuptimin metaforik, por real.

Edi Rama: I kam kërkuar kryetarit të grupit të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe deputetëve. Edhe mirë bën nga pikëpamja e imazhit të deputetit para popullit se balancon idenë se ne vetëm pimë gjak, dhe krijon idenë se ne mund të japim gjak. Do ta bëjmë në kryeministri dhe në fund duke parë sa gjak mungon do i marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS-së ndaj institutit të dhurimit të gjakut.

Basha: Tallet me dhurimin e gjakut. Ta dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë. Rama 1 i ka marrë shqiptarëve 1. 5 miliardë dollarë sipas shifrave zyrtare të institucioneve publike, para që janë abuzuar dhe vjedhur. Tani po kthen këtë gjak të vjedhur shqiptarëve.

Artikulli paraprakBASHA: QEVERIA, SI FASADË EKSKURSIONESH
Artikulli tjetëriPhone X shfaqet në videot e para [Video]