Kryeministri Edi Rama ka realizuar këtë të martë një takim me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku janë diskutuar kërkesat e parashtruara të studentëve protestues që tanimë priten t’i futen ditës së 15 të protestës.

Në fillim të takimit, një studente është ballafaquar me kryeministrin Rama duke i kërkuar përgjigje se përse ligji i vitit 2015 për tarifat nuk është zbatuar.

Studentja e UBT-së u shpreh se rektori nuk i kishte lajmëruar studentët për takimin e kësisoj, ajo u cua për të dalë jashtë. Menjëherë fjalën e ka marrë Rama, duke theksuar sërish nevojën për të dialoguar.

“Unë kam ardhur të dëgjoj, pasi keni 15 ditë që bërtisni dhe nuk flisni. Cfarë keni për të thënë, ma thoni. Mbi të gjitha edhe ju të dilni të sqaruar”, u shpreh më tej Rama.

Kreu i ekzekutivit iu drejtua studentëve duke u thënë se në të vërtetë arsimi ka më shumë probleme sesa tetë pikat e parashtruara.

Artikulli paraprakVASILI MESAZH RAMËS: FUNDI ËSHTË SHUME AFËR
Artikulli tjetërRRËZOHET DEKRETI I PRESIDENTIT PËR BUXHETIN, AHMETAJ: META DUHET TË KËRKONTE DIALOG MES STUDENTËVE DHE QEVERISË