Rama: Do ketë vetëm një institucion për pronat, do reformojmë bujqësinë
Në dëgjesën me qytetarët e Fierit, kryeministri Edi Rama konfirmoi idenë e tij për të bashkuar agjencisë e trajtimit të pronave si ALUIZNI dhe Hipoteka në një të vetme. Kryeminsitri tha se qytetari do të paguajë shërbimin dhe çdo dokument që do i duhet do e marrë shteti për të. Rama: Një institucion i vetëm, një agjenci kombëtare e titujve të pronësisë që do të marrë përsipër, së pari, regjistrimin përfundimtar të të gjithë titujve të pronësisë në Republikën e Shqipërisë dhe si rezultat dhënien e hipotekës brenda 30 minutash Së dyti, ne duhet dhe do të bëjmë çmos që të realizojmë që, nëse qytetarit i duhen 10 dokumente të ndryshme për të marrë një shërbim, së pari do të shikojmë duhen apo s’duhen. Për shembull, unë shkoj te ALUIZNI dhe më kërkohen shtatë dokumente, nëse këto shtatë dokumente janë në zyra tjera të shtetit, le ti marrë ALUIZNI vetë. Qytetari paguan shërbimin dhe aq. Dokumentin shtet me shtet, ta marrë shteti, jo të shkojë qytetari në shtatë zyra. E treta, duke vëmë në shfrytëzim të gjithë kapacitetet teknologjike, nuk është e nevojshme që një gjyshe të dijë të përdorë kompjuterin për të paguar dritat, por në njësinë administrative mund të ketë një pikë shërbimi me kompjuter dhe të shërben njësia. Rama foli për një reformë të thellë në bujqësi me drejtoritë dhe agjencitë që do i kenë të përcaktuar mirë punët e tyre Rama: Ne do reformojmë komplet, të gjithë sistemin e bujqësisë. Drejtoritë e Bujqësisë nuk do jenë më këto që janë. S’ka nevojë të jenë. Drejtori bujqësie shteti. Drejtori bujqësie bashkia. Agjenci pagesash andej. Një çorap i madh. Do t’i ndajmë qartësisht punët. Qeveria do të bëjë politikat dhe të përcaktojë buxhetet. Pjesën tjetër duhet ta ndajmë midis agjencisë së pagesave dhe bashkive. Rama u tha banorëve se opozita e vërtetë e vendit nuk është ajo parlametnare por parazitët në zyrat e shtetit që tallen me qytetarët.