KRYEMINISTRI PËR REUTERS, NUK DO TË NDIKOHEM NGA TENSIONET.
Kryeministri Edi Rama heq çdo dyshim: Do të shkojë në Beograd më 22 tetor.Thotë se është i zhgënjyer nga komentet e autoriteteve serbe pas dronit në stadium e Partizanit, por zotohet se do të çojë përpara planin e tij për vizitën, në Beograd, javën e ardhshme .Në një prononcim për Reuters, të enjten e 16 tetorit, nga Bostoni i SHBA-së, ku ndodhet, kryeministri deklaron se nuk do të lejojë vërejtjet apo deklaratat e zyrtarëve serbë, se vëllai i tij ka qenë përgjegjës për dronin, të shtyjë vizitën e planifikuar më 22 tetor. Një vizitë e cila është e para e një lideri shqiptar pas 70 vitesh.“Nuk duhet të udhëhiqemi nga kjo lloj politike e të kaluarës dhe urrejtjes së të kaluarës. Ne nuk duhet të udhëhiqemi nga ajo çfarë ndodhi në ndeshjen e futbollit” ka thënë Rama jashtë Universitetit të Harvardit në Boston, pak para se të mbante fjalën atje. “Jam shumë i vendosur të eci përpara”Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të tensionuara që prej incidentit të së martës (14 tetor) në stadium, që filloi me hedhjen e fishekzjarreve dhe lende tymuese dhe u përshkallëzua kur një dron valëviti një flamur me hartën e Shqipërisë së madhe, duke shkaktuar përleshje në fushë dhe më pas ndëprerjen e lojës.