Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot nga Lezha se pas rritjes së pagave do të vazhdohet me këmbëngulje të krijohen mundësi që të rriten në mënyrë domethënëse dhe pensionet. Nga Lezha, Rama siguroi se do të krijohen mundësi jo vetëm për rritjen e vendeve të punës, por edhe për vende pune të mirëpaguara.

“Ne duhet të ecim vetëm përpara dhe duhet të kuptojmë që zgjidhjen e problemeve e kemi përpara, nuk e kemi mbrapa. Që kemi probleme për të zgjidhur, nuk diskutohet. Që kemi ende plagë për të adresuar, nuk diskutohet”, tha ai.

Kryeministri theksoi se turizmi po rritet në mënyrë marramendëse, do të rritet dhe më shumë.

“Do të thotë shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër ekonomi. Tani, patjetër që në çdo sektor ka probleme, por s’ka asnjë nga këto probleme që zgjidhen duke u kthyer mbrapa”, tha ai.

Artikulli paraprakNDALIMI I PILULAVE TË ABORTIT, GJYKATA E APELIT NË SHBA LEJON SËRISH PËRDORIMIN E TYRE
Artikulli tjetërTRITOLI NË MAKINËN E KREUT TË PD, KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT: TË HETOHET ME PËRPARËSI