Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Kievit.
Ndërkohë sot portali online malazez “Vijesti” shkruante se kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski e kanë pranuar idenë e Abazoviçit për një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor por mbetej të binin dakord për një datë.
Gjatë bisedës telefonike që kryeministri malazez pati të enjten e javës së kaluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Dritan Abazoviç pranoi ftesën për të vizituar Kievin, njoftoi dje zyra e shtypit e kryeministrit të Malit të Zi.