Kryeministri Edi Rama foli për votën e shqiptarëve jashtë territorit tonë.
Rama: Mos ketë nje regjistër të vendodhjes së aktivitet dhe të mos ketë asnjë kontakt. Kjo bëhet më pak tronditëse që po të mendosh që vetë shteti ynë nuk i ka të numëruar dhe nuk i di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut. Ndërkohë nuk jemi aq shumë sa mos numërojmë dot njëri-tjetrin dhe kur mendon që kinezët numërojnë në kohë reale cdo kinez që del nga një fakultet në çdo pikë të globit dhe regjsitrohet një herë në regjistrin e burimeve njerezore të Kinës, pavarëisht se mund të mos shkeli kurrë në Kinë. Ndërkohë në sot s’kemi të regjistruar popullin shqiptar. Ne prej një viti kemi filluar një projekt që edhe emrin e ka shumë kuptimlotë, por tronditës “popullimi”, popullimi i regjistrit tonë të të dhënave me të dhënat e shqiptarëve kudo që jetojnë. Për tju dhënë mundësi që ata të jenë pjesëmarres në jetën politike sepse duam që shqiptarët të votojnë, por kjo është një fjalë goje për tu thënë, por është një e drejtë e tërë për tu kapërcyer nga pikëpmaja teknike. Për ti dhënë mundësive të votojnë duke shfrytëzojnë postën e shpejtë, atëhere duhet që posta e shpejtë të dijë ku janë dhe që posta e shpejtë të dijë ku janë duhet ta dime ne ku janë.