Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për disa kryetarë bashkie. Ai tha se disa prej tyre që u zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar të qëndrojnë për inerci në krye të bashkive. Kritikat ishin në drejtim të plehrave, mungesës së përgjigjeve për bashkëqeverisjen dhe moskrijimi ne këshillave rinorë vendorë.

Rama tha se nëse SPAK nuk do kishte disa prioritete, ndoshta do ishte ai që do i ishte drejtuar SPAK-ut.

“Disa kryetarë bashkish që u zgjodhën kryetarë bashkish në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar të qëndrojnë pa inerci në krye të bashkive a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë, a thua se papastëritë nuk ekzistojnë. po marr papastërtinë se është A-ja, është sfida jonë. Një pjesë e kryetarëve janë krah për krah me ne për të garantuar që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi me plehra, një pjesë e kr të bashkive nuk janë fare të angazhuar në këtë proces dhe kjo është fatkeqësi e madhe siç është fatkeqësi të shohësh që insistimit të min së shtetit për të ngritur këshillat rinorë vendorë deri tani i janë përgjigjur vetëm 44 bashki dhe afati ka kaluar.

Nuk mund t’i marr me emra ata që nuk janë përgjigjur, e dinë vetë. Po me ça merreni? Si ka mundësi nuk ju intereson krijimi i këshillave rinorë vendorë? Çfarë do ju thoni të rinjve dhe të rejave kur të vijnë zgjedhjet. Si do ju dilni përpara? Ashtu si është për të vënë duart në kokë, problemi i vërtetë i platformës së bashkëqeverisjes janë bashkitë. Ministritë që janë shumë më larg qytetarëve në raport me bashkitë që janë më pranë qytetarëve ashtu sikundër institucioneve të varësisë së ministreve e kanë mësuar që kërkesave të bashkëqeverisjes duhet t’u përgjigjesh në kohë, bashkitë jo.

Si ka mundësi nuk e konsiderojnë ata kryetarë bashkie që janë bërë problem se çfarë mundësi e jashtëzakonshme është të kesh këtë instrument bashkëqeverisje dhe të kuptosh në kohë reale se cila mekanizma të institucionit apo institucioneve nën drejtimin tënd nuk përgjigjen. Si është e mundur që në mënyrë të përsëritur të harxhohen orë të tëra dhe para për t’iu bërë telefonata kryetarëve të bashkive për t’iu thënë aman e derman nga agjencia e bashkëqeverisjes, ndërkohë që sot bashkëqeverisja është ligj, është detyrim ligjor.

Çfarë do t’i thonë qytetarëve nesër dhe me çfarë syri dhe faqeje do kërkojnë të vijnë te ne dhe të kërkojnë të jenë përsëri kandidatë? Me cilin sy dhe me cilën faqe? ndërkohë që edhe për plehrat, dhe për mospërgjigjet në platformën e bashkëqeverisjes, edhe për përgjigjet skandaloze, dhe për këshillat e të rinjve, të këtij lloj tipi të kryetarëve të bashkive, kusuret i mbajmë ne. Kusuret i mban qeveria, i mban grupi parlamentar, i mban PS-ja këtu në krye të punëve dhe në ballin e betejës”, deklaroi Rama.

Artikulli paraprakDJEGIA E MAKINAVE NË SHKODËR, POLICIA JEP DETAJE PËR NGJARJEN
Artikulli tjetërZGJEDHJA E KRYETARIT TË PD, KOMISIONI I RITHEMELIMIT ZBULON RREGULLOREN E RE: AKSES TË BARABARTË NË GARË, NË LISTA DHE NË ZYRËN E SHTYPIT, JA ÇFARË PARASHIKOHET