Komunikimi javor – Rama: Dy histori suksesi të këtij viti. Dialog me opozitën për reformat

Kryeministri Edi Rama llogarit dy sukseset më të mëdha të këtij viti të qeverisë së drejtuar prej tij, çka shërbejnë si një bazë domethënëse për çeljen e negociatave në mes të vitit të ardhshëm. Në komunikimin javor, Rama tha se do të vazhdonte të dialogonte me opozitën për reforma të mëdha në interes të vendit. Rama: Është e qartë në sytë e Komisionit Evropian se Shqipëria po bën progres në drejtimin e duhur. Objektivi ynë për çeljen e negociatave në Bashkimin Evropian në mesin e vitit të ardhshëm është plotësisht e mundshme. Nuk ka asnjë ekuivok në këndvështrimin e partnerëve tanë strategjik lidhur me dy histori suksesi të këtij viti që po përfliten shumë, duke thelluar reformat në planin e shtetbërjes dhe zhvillimit ekonomik dhe sociale. Së pari, zgjedhjet e 25 qershorit. Ato ishin një histori suksesi. Zgjedhjet jo vetëm janë konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar si në përputhje me standardet e BE-së, por kanë vendosur një bazë solide në ballafaqimin e ardhshëm elektoral. Këtij synimi i shërben edhe komisioni parlamentar. Propaganda e shfrenuar për zgjedhjet e atyre që nuk dolën fitues, është shfaqje kuptimplotë e dobësisë së tyre dhe nëse vazhdojnë kështu jo vetëm do të shkojnë në një humbje tjetër por edhe t’i dobësojë më shumë si faktor politik. Së dyti, rezultati shembullor i këtij viti për çrrënjosjen e sëmundjes së vjetër nga kanabisi dhe nxjerrjen përfundimtare të vendit tonë nga harta e territoreve shënon epilogun e një beteje të vështirë, e cili nisi me suksesin e bankës së parasë së zezë të Lazaratit dhe po mbyllet këtë vit me fitoren kuptimplotë të shtetit mbi sipërmarrjen e kultivuesve të drogës. Ne jemi zgjedhur nga shqiptarët për të mirëqeverisur vendin dhe kemi zgjedhur rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit me opozitën. Sigurisht, dialog me vullnetin e një pale nuk mund të ketë. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje opozitës për dialog për reformat e mëdha të vendit. Çelja e negociatave për anëtarësim në BE nuk do të mbahet peng deri në mesin e vitit të ardhshëm nga dinamikat e brendshme të BE-së”. Rama lajmëroi se muajin e ardhshëm, mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në Peshkopi.

Artikulli paraprakSOMALI, QINDRA VIKTIMA NGA SULMI NË MOGADISHU
Artikulli tjetërBASHA: RAMA NUK NDJEN DETYRIM NDAJ QYTETARËVE, VETËM NDAJ KRIMINELËVE