Kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së kanë debatuar lidhur me heqjen nga skema e ndihmës ekonomike e mbi 20 familjeve të varfra shqiptare.

Rama thotë se nga kjo skemë janë hequr ata që kanë abuzuar dhe se ka verifikuar rast pas rasti të gjithë familjet që Basha ka vizituar për të denoncuar qeverinë.

Rama foli dhe për përfshirjen e disa familjeve në fondin prej 6 % të pushtetit vendor por Basha thotë se Rama mashtron pasi ky fond prej 6 % nuk mjafton as për të mbuluar një pjesë të vogël të familjeve që janë hequr nga ndihma ekonomike. Dhe kjo zgjat vetëm pë 3 muaj

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon qeverinë e drejtuar nga kryeministrin Rama se ka futur ekonominë në kolaps.

Rama: 2900 familje të reja që janë përfshirë në skemë

Edi Rama: Sistemi është dinamik, familjet abuzive, aplikanëtët abuzive, por edhe të tjerët që janë përfshirë të gjithë janë verifikuar dhe vazhdojnë të verifikohen. Skema është fleksibël. Për muajin shkurt janë 2900 familje të reja që janë përfshirë në skemë për herë të parë nga riaplikimi.

Ka edhe një element tjetër, ja thashë Lulzimit, por nuk dëgjon. Se ai kur shkon tek të varfërit shkon për të dalë foto. Ka 6 % fond e pushtetit vendor, i cili shkon për ata në nevojë që pushteti vendor gjykon se duhen mbështetur me asistencë.

Nga foltorja Basha renditi emrat e familjeve të varfra të cilat janë hequr nga ndihma ekonomike.

Lulzim Basha: Ti je mbështetësi më i madh i dembelizmit dhe klientelizmit në Shqipëri. Ka bërë kontrata për miqtë e tij ka dhënë miliona për miqtë e tij pa punuar fare ndërsa të varfrit iu merr shpirtin dhe i quan shqiptarët dembelë. Ekonomia është përqëndruar në pak duar. E dimë që Rama nuk merr vesh nga ekonomia, ka dhe një ministër injorant për ekonominë. Nuk merret me ekonomi vetëm me fasada e përralla ” tha Basha.

Hiq kufjet që vendos në parlament dhe ato që ti kanë bllokuar veshët e sytë e ti rikthejë ndihmën ekonomike njerëzve në nevojë të ndalë gënjeshtren për ata që ndhihmojnë për 6 %. Ai 6 % nuk mjafton për të mbuluar as 1 nga të 1000 që ke hequr nga ndihma ekonomike dhe ajo zgjat vetëm për 3 muaj

Ndërsa sa i takon atyre që Rama punësoi pasi bëri denoncimin Basha tha: “Nuk është zgjidhje ti gjesh punë atyre që dalin në fotografi me kryetarin e opozitës”

Artikulli paraprakKRYQI I KUQ NDIHMA PËR FAMILJET E PËRMBYTURA NE DAJÇ
Artikulli tjetërBALLA I FLET BASHËS NË RUSISHT, I PËRMEND GËRDECIN: BËRË MIRË QË SE KE SALIUN SOT KËTU