Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përgjigjur për protestat e vazhdueshme të banorëve të Shkodrës në lidhje me dëmshpërblimet e padhëna

të përmbytjeve 2010-2011. Kreu i qeverisë ka bërë të qartë se shkodranët që përjetuan ato përmbytje nuk do të përfitojnë asnjë dëmshpërblim përveç 49%-shit të dhënë herën e parë duke ia lënë fajin ish-qeverisë të Sali Berishës për mungesë dokumentacioni. Në fakt kryeministri Rama është pyetur në faqen e tij në facebook nga një banor i Dajçit që është prekur nga përmbytjet e para 6-7 viteve. Emiljan Maçaj i shkruan “pse i dëmshpërbleve në të gjithë Shqipërinë dhe Shkodrën nuk e dëmshpërbleve.

Apo ndoshta është ndonjë inat i vjetër me Shkodrën? Kësaj pyetje shefi i ekzekutivit i është përgjigjur duke thënë se: “s’ka lidhje me inatet kjo punë, po Shkodrën e kemi dëmshpërblyer përmes OSSHE-së dhe për pjesën e mbetur s’na kanë lënë dokumentacion të saktë paraardhësit që e donin aq shumë Shkodrën”. Përmes kësaj përgjigjeje, kreu i qeverisë lë qartazi të kuptohet se s’do të ketë asnjë dëmshpërblim tjetër.

Banorët pretendojnë të kundërtën duke thënë se dokumentacioni ekziston sëbashku me emrat e çdo familje dhe dëmin e shkaktuar e po ashtu vlerat monetare që duhet të marrin. Më tej komentuesi vijon këmbnguljen: “unë që po të shkruaj jam njëri që kam parë dëmtim të madh në banesën time. Nga ky dëmtim kemi humbur çdo gjë z.kryeministër dhe kemi pritur nga të dyja qeveritë se do të japin dëmshpërblimet që na takojnë me ligj. Do të ishte e drejtë të gëzoje Shkodrën, siç gëzove gjithë Shqipërinë. I dëmtuar është populli dhe kjo tregon se nuk është dëmtuar as qeverisja e Sali Berishës e as e Edi Ramës. Nga kjo përmbytje qeveria shqiptare përfitoi miliarda euro nga energjia”. Kreu i qeverisë nuk ka reaguar më duke bërë të qartë se s’do ketë dëmshpërblime.

Artikulli paraprakYJET E HOLLIVUDIT FALENDEROJNË BARACK OBAMËN
Artikulli tjetërM.MADHE, NGEC SËRISH ÇËSHTJA E PRONAVE