Ish-kryeministri Sali Berisha përjashtoi çdo mundësi të negociojë me Enkelejd Alibeajn për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se e gjithë opozita do të jetë e bashkuar, por nuk dha emra të partive që do të jenë pjesë e koalicionit.

Cfarë biseduat me Metën, do keni koalicion me Partinë e Lirisë?

Diskutimi ishte bashkërendimi i të gjitha forcave për fitoren e 14 majit. Të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar për fitoren. Shqiptarët presin fitoren nga opozita dhe ne jemi të sigurt. Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha dhe kjo e treta e pret shumë shpejt. E ka të qartë. Ai bëri gjithçka në mënyrën më të pashembulltë që ka bërë ndonjë njeri ndonjëherë me McGonigal. Dështoi në mënyrë të turpshme.

Cilat janë partitë opozitare që do jenë në koalicion?

Do jetë një spektër i gjerë koalicioni. Në rrafshin elektoral po merren specialistët e kodit zgjedhor.

Pse e refuzoni propozimin e Alibeajt?

Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri se me pengje nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Ramës do mund të bëjnë pazar me ne, zbatojnë porositë e Ramës.

A nuk ishin këta persona që ju i referoheni si ‘pengje’, me të cilët u takua Paloka muaj më parë?

Kjo që thua ti është e vërtetë gjer në momentin kur këta u përdorën si pengje të shpifur.

Artikulli paraprakBERISHA: KJO DO TË JETË PRANVERA E NDRYSHIMIT TË MADH
Artikulli tjetër“PANAIRI I IDEVE 2023”, MBI 20 SHKOLLA PJESËMARRËSE