Palët politike duket se janë drejt një tryeze për zgjidhjen e krizës në vend. Pas deklaratës së kryeministri Edi Rama bëri dje se është i gatshëm të shkojë deri në selinë blu për të dialoguar, lideri demokrat ka folur sot pas mbledhjes me aleatët.

Basha tha se i ka dërguar Ramës një plan për zgjidhjen e krizës politike dhe Reformën Zgjedhore, ndërsa paralajmëroi se nëse ai nuk e zbaton dot duhet të hapë ‘krahun’. Por tashmë për zgjidhjen e krizës Basha nuk përmendi kushtin për largimin e Ramën, por shtoi se kjo nuk është një çështje mes tyre por për Shqipërinë.

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, për Reformën Zgjedhore. Ja kemi dorëzuar Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Të marrë ta zbatojë dhe nëse nuk e zbaton dot të hapë krahun se e zbatojmë ne, u shpreh Basha.

Këtë qëndrim kryedemokrati Basha e shprehu pas takimit me aleatët e djathtë të cilët, gjithashtu janë shprehur se duhet një tryezë gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në takim me aleatët e djathtë është edhe David Philips, aktivist i të drejtave të njeriut. Fillimisht Philips ka konsumuar kafe me liderin demokrat Lulzim Basha, ku është kanë diskutuar mbi situatën politike në vendin tonë.

Artikulli paraprakLEZHË/ KRYENTE MANOVRA TË RREZIKSHME ME MAKINË E QËLLOI ME ARMË, NË PRANGA I RIU
Artikulli tjetërDHUNA NË DERBIN TIRANA- PARTIZANI, FSHF MERR VENDIMIN