Debatet mes të dyve kanë qenë të vazhdueshme që nga sherri live i ditës kur u inaugurua stadiumi “Loro Boriçi në Shkodër, aty ku Rama i kërkoi llogari për mos shembjen e ndërtimeve rreth stadiumit e që nga kryebashkiakja u interpretua si kërcënim.
Sot nga Skrapari, në një takim me fermerët, kryeministri Rama u rikthye të flasë për zonjën Ademi, e vetmja kryebashkiake sipas tij, që nuk i kuptonte dot planin që kishte për qytetin e saj, Shkodrën. Në distancë ata janë përplasur edhe pak ditë më parë për lulishten në lagjen “Manush Alinani” në Shkodër, ku Rama nuk nguroi ta cilësonte kryebashkiaken shembull të kokëboshësisë.