Ditmir Bushati nuk do të jetë më drejtues socialist në qarkun e Shkodrës, këtë detyrë do ta mbajë Valdrin Pjetri.
“Duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, Qarkun do e drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës” u shpreh kryeministri Edi Rama.
Vetë ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes se Asamblese PS-se u shpreh: Nuk ka rëndësi të jem me post apo pa post. E rëndësishme është për cfarë cështjesh luftoj dhe pikëpamjesh mbroj. Të jeni të bindur se mungesa e oficit më bën të jem më i vendosur për të cuar përpara idetë për të ardhmen tonë”