Në ceremoninë mortore për varrosjen e familjes Lala me 8 anëtarë në Durrës, i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Rama. Ky i fundit është parë duke u lutur me duart e kryqëzuara për viktimat.
Edhe Presidenti Meta ka marrë pjesë në homazhet për 8 anëtarët e familjes Lala që humbën jetën si pasojë e tërmetit. Meta ka dhënë edhe një mesazh lamtumire për të afërmit e kësaj familje duke thënë se ishte një tragjedi e tmerrshme.
“E pamundur te gjesh fjale per te ngushelluar Familjen Lala pas kesaj tragjedie te tmerrshme. Zoti u dhente force per ta perballuar kete dhimbje te pangushellueshme. Detyimi yne per ti qendruar prane atyre gjithmone” tha Meta.