Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashki, njëkohësisht dhe negociatori i PD-së në funksion të zgjidhjes së krizë politike në vend e quan gallatë idioteske kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve.
“Keta duan ta bejne Kodin Zgjedhor si ate paçavuren qe bene per “vitingun” ku nuk lane procedure e afat pa bere çorap aq sa nuk merret vesh me llumi qe kane sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke permiresuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar te qartesojme afatet. Te del Rama me Meten, e me nje shkrese me dy firma hedhin ne ere nje Kod me 84 vota” shkruan Bylykbashi në një postim në facebook
Postimi i plote Sot paskan dale PS dhe LSI e thone se do t’i kerkojne KQZ qe te shtyje afatin e regjistrimit te koalicioneve. Cfare gallate idioteske. Eshte afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pike! Kush ju pengon te regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo eshte nje e drejte jo nje detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund te garojne tek e tek, pse merziten? Peshkun qe i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptareve perseri bashke edhe pa koalicion ne zgjedhje. Keta duan ta bejne Kodin Zgjedhor si ate paçavuren qe bene per “vitingun” ku nuk lane procedure e afat pa bere çorap aq sa nuk merret vesh me llumi qe kane sajuar.
Lodhu 10 vjet ne duke permiresuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar te qartesojme afatet. Te del Rama me Meten, e me nje shkrese me dy firma hedhin ne ere nje Kod me 84 vota. Te shohim nese KQZ do te kepuse ndonje kumbull doktrinare lapidare. Mund t’u shkoje ne mend te nxjerrin nje akt normativ te KQZ qe kerkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur te votoje me 7 vota unanime. Megjithate, kur perfaqesuesit e qeverise i thane Gjykates Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni qe ndokujt mund t’i shkoje ne mendje qe me akt normativ ndryshohet ligji. Sugjerim per keta te PS-LSI: kerkoni nje shkrese mbeshtetese apo rekomandim per ndryshim afati andej nga ORMN (Oficina e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit) se kane eksperience ne ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia moren doren me “vitingun” kur i duhej Rames dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’nuk rekomanduan.