Kryeministri Edi Rama prej kohësh e ka kthyer turizmin në një prej fokuseve kryesore tw qeverisjes së tij. Herë pas here në profilin e tij në Facebook, ai publikon edhe shkrime dedikuar turizmit në vendin tonë dhe kështu ka bërë edhe mëngjesin e kësaj të marte.

“Mirëmëngjes dhe me këtë reportazh të Intrepidtravel që e përshkruan Shqipërinë si diamantin e paprekur dhe natyral të Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. E shtrirë mes Greqisë veriore dhe ujërave të kaltra të Italisë, Shqipëria duhet të jetë një “Mekë” e turistëve, shkruan Intrapidtravel, kompania më e madhe në botë e aventurës për grupet e vogla turistike. Me një histori mbresëlënëse, bukuri magjepsëse natyrore, kuzhinë mesdhetare të parezistueshme dhe një dozë ekscentrizmi, Shqipëria, siç vendi quhet në gjuhën vendase, është diamanti i paprekur natyral i Europës. Qyteti i Shkodrës mendohet të jetë një nga qytetet më të vjetra në Evropë dhe thuhet se është qendra kulturore e vendit.

Ju mund të shihni statujën e Nënë Terezës, të shëtisni nëpër rrugët e ngushta dhe vizitoni urën më të vjetër otomane mbi lumin e Kirit. Gjithashtu, Shkodra është vendi kyç për të zhvilluar ecjet më mbresëlënëse në një qyetet me një bukuri të pacenuar natyrore. Thuhet ne dokumentar

Artikulli paraprakRRËFIM – ERVIN BAKU
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI LLOGARI RAMËS, PUBLIKON SHKRESËN