Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës u shpreh se në samitin në Bruksel ka marrë një ndjesi shumë pozitive, dhe plani për mbylljen e procesit të anëtarësimit deri në fund të 2027 ka marrë një mbështetje të plotë e të pa ekuivok nga asnjë nga shtetet anëtare.
“Ambicia jonë për të ngritur Shqipërisë 2030 në maja të ëndërruara, është mbështetur jo vetëm në një dëshirë të madhe por realitetin objektiv të kësaj marrëdhënieje të re që kemi krijuar me Europën dhe transformimi që i kemi bërë pozicionimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Kemi hapur një kapitull të ri edhe në marrëdhënien mes Shqipërisë dhe diasporës, asaj të hershme dhe të re.
Programi qeverisës i mandatit që po përfundojmë ka një pjesë të veçantë për këtë kategori dhe një kalim i shpejtë i asaj çka është bërë në bazë të programit tregon se është hedhur një bazë mbi të cilën ka shumë për të ndërtuar.
E pashmangshme t’ju kujtoj se kur morëm detyrën ishte një shkretëtirë ku marrëdhëniet mes shtetit e diapsorës, në aspektin e një ngrehinë institucionale.
E nisëm në një pikë dëshpërues edhe se distanca mes shtetit e qytetarëve të tij që jetonin jashtë vendit qoftë edhe për gjënë më të vogël, ishte shumë e madhe. Ndërtuam një proces e strategji dhe sot jemi në kushtet kur funksionojmë me një strategji kombëtare të diasporës, kur kemi koordinator shtetëror për diasporën që ndjekim sektorë dhe fusha të ndryshme.
Diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme edhe në aspektin drejtëpërdrejt financiar për vendin ”, tha ai.