MOGHERINI, MIKE E VJETËR. TUSK, EUROPIANIST REFORMATOR.
Zgjedhja e Federicca Mogherinit si Shefe e Politikes se Jashtme te Bashkimit Europian, eshte pritur me nota entusiazmi nga te dy kryeminsitrat shqiptare.
Kryeministri I Shqiperise, Edi Rama ka shkruar ne Twitter se Mogherini eshte nje mikeshe e tij e vjeter.
Rama e ka cilesuar si fort te gezueshem lajmin e zgjedhjes se Mogherinit, kesaj gruaje te re dhe te mencur – sic e quan ai.
Rama po ashtu ka pershendetur edhe zgjedhjen e kryeminsitrit polak Donald Tusk ne krye te Bashkimit Europian, duke e quajtur ate si reformator dhe europianist te vendosur.
Nderkaq, edhe kryeminsitri ne detyre I Kosoves, Hashim Thaci, nepermjet nje postimi ne Facebook, e ka pershendetur zgjedhjen e Mogherinit ne krye te diplomacise se Bashkimit Europian, si dhe zgjedhjne e Donald Tusk ne krye te Keshillit Europian.
Thaci shkruan se I ka uruar te dy personalitetet per detyrat e reja, ndersa thekson se pas raportit pozitiv per viza dhe parafimit të MSA, kosovarët presin që viti i ardhshëm të jetë vit i integrimit të thellë dhe lëvizjes së lirë në familjen europiane.
Ne fund, kryeministri I Kosoves shprehet I bindur se Tusk dhe Mogherini do të jenë shtylla mbeshtetese te Kosoves ne kete process.
Udhëheqësit e 28 vendeve të BE kanë zgjedhur te shtunen Frederica Mogherinin si shefen e diplomacisë së Unionit, ne vend te baroneshes Catherine Ashton, si dhe Donald Tusk si kryetar I Keshillit Europian ne vend te Herman Van Rompuyt.
Gjatë konferencës, kreu aktual i BE-së, Van Rompuy u shpreh se Federica Mogherini është fytyra e re e Politikës së Jashtme së BE.
Mogherini do ta nisë detyrën qe nga 1 nëntori.