Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ekipi i psikologëve ka nisur ofrimin e shërbimeve psiko-sociale në 50 qendra socio-shëndetësore. Në një postim ne rrjetet sociale, Rama theksoi se, 50 qendra shëndetësore do të përfshihen gjatë këtij viti në këtë program.

“Ekipi i ri i psikologëve dhe punonjësve socialë në 50 qendrat socio-shëndetësore, kanë nisur ofrimin e shërbimeve psiko-sociale për të mbështetur ata më në nevojë në adresimin e problematikave shëndetësore dhe sociale. 50 qendra shëndetësore do të përfshihen gjatë këtij viti në këtë program, duke i’u përgjigjur nevojës për shërbime të integruara socio-shëndetësore pranë komunitetit”, shkroi Rama.

Shërbimi psiko-social do të ofrohet nga punonjës psikologë/punonjës social dhe ka për qëllim ofrimin e një shërbimi të kujdesit shëndetësor parësor të cilësisë së lartë, të plotë, të vazhdueshëm, të integruar dhe të arritshëm nga e gjithë popullata e zonës që mbulojnë këto qendra shëndetësore, dhe veçanërisht kategoritë e margjinalizuara dhe vulnerabël. Përfshirja e figurës së psikologut/punonjësit social si pjesë e stafit të qendrës shëndetësore sjell një qasje gjithëpërfshirëse multidisiplinare të ekipit për ofrimin e shërbimeve të integruara në komunitet, të cilat do të plotësohen dhe me profesionistë të tjerë të shkencave mjekësore, si logopedë dhe fizioterapistë.

Artikulli paraprakNDIKIMI RUS, KINA DHE FRANCA RIAFIRMOJNË ANGAZHIMET BËRTHAMORE
Artikulli tjetërSENATORI I SHBA, DAINES VIZITON BAZËN AJRORE TË KUÇOVËS