Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto si rrallëherë me familjen e plotë. Bashkëshorten e tij Lindën, vajzën e saj Rean, djalin e madh Gregun dhe të voglin Zahon.
Me sa duket kryeministri ndodhet në Berlin për ekspozitën e tij, pasi në sfond duken pikturat shumë të dallueshme të tij.
Edi Rama
Me këtë rast, kryeministri njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme ka mbledhur familjen për të qenë pranë tij në Berlin.
Krahas fotos, Rama ka ndarë një video në instastory ku në sfond dëgjohet një zë që e përshëndet.