Kolonel Çesk Millja ka qene oficer aktiv në Forcat e Armatosura.

Ai doli ne rezerve ne vitin 2012 dhe asokohe u dekurua me medaljen “Për shërbime në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm”, me motivacionin “Për kryerjen me sukses të detyrave për periudhën e shërbimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai ka qene oficer aktiv që nga 1980 deri në mbyllje të saj si kolonel në 2012, duke mbyllur në mënyrën më të shkëlqyer një rrugë prej 40 vjetësh në uniformën ushtarake dhe një karrierë 32 vjeçare si oficer në shërbim të Forcave të Armatosura dhe të atdheut. Kolonel Çesk Millja ka ushtruar një sërë detyrash të rëndësishme, duke filluar nga komandant toge ndërlidhje në vitin 1981, e më pas në detyra të tjera ku ndër më të spikaturat janë Pedagog Ndërlidhje në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, Shef i Degës së Telegrafisë në Ministrinë e Mbrojtjes, Shef i i Zyrës së Monitorimit të Projekteve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe së fundmi e për një periudhë të gjatë Drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Gjatë gjithë karrierëssë tij ushtarake Kolonel Çesk Millja ka punuar në vijimësi për ngritjen e tij profesionale, duke kryer të gjitha kurset institucionale në akademitë ushtarake të Forcave tona të Armatosura, kualifikime në institucionet universitare e pasuniversitare, si dhe kualifikime jashtë vendit. Ai është autor i një sërë leksionesh, metodikash e punimesh akademike, që kanë ndihmuar në përgatitjen e brezit të ri të oficerëve të ndërlidhjes e më gjerë. Gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura, Kolonel Çesk Millja ka spikatur me nivelin e tij të lartë profesional në të gjitha detyrat e ngarkuara. Ai ka nxitur dhe ndjekur me profesionalizëm procesin e modernizimit të sistemit C4 dhe procedurave të tjera sipas standardeve të NATO-s. Në kryerjen e detyrave të ngarkuara, ai është shquar gjithnjë për pasion e përgatitje të lartë, gatishmëri, aftësi shumë të mira drejtuese e organizuese si dhe për rezultate të shkëlqyera në përmbushjen dhe realizimin e tyre. Kolonel Çesk Millja ka ditur të jetë një epror dhe koleg i mirë, një familjar shembullor, dhe bashkë me bashkëshorten e tij kanë edukuar dy fëmijë të mrekullueshëm, vajzën që vazhdon studimet në Fakultetin Juridik dhe djalin që ndoqi karrierë e të atit dhe sot shërben si oficer në Forcën Ajrore.

Artikulli paraprakRAMA PREZANTON PREFEKTËT E RINJ: ATO JANË 12 ISH-USHTARAKË
Artikulli tjetërHEC-ET VALBONË,SHTYHET VENDIMI