Në Kuvend Kryeministri Rama komenton për debatin mbi Skënderbeun.
“Nuk po flas për Shqipëri të madhe por një popull të vetëm shqiptar, i cili sot ka dy shtete por është ende larg së qëni i lidhur dhe kompakt në qëllime të mëdha siç janë plot kombe të tjera. Madje dhe vetë gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar. Ca nga shkolla që e humbi vlerën e saj, ca nga tranzicioni.
Njerëz që nuk mund të maten as në zgajtimin e fundbarkut të Gjergjit mbinë nga barku për ti bërë karshillëk historisë së fëmijëve tanë. Aq qesharak në marrëzinë e vet, ai episod kërkon analizë, reflektim. Aspak për tu marrë me perden që nuk e mbuloi monumentin….