Rama në fjalën e tij gjatë hapjes së xhamisë së Namazgjasë falenderoi presidentin Erdogan për ndihmën e tij për ndërtimin e kësaj xhamie. Gjithashtu Rama përmendi dhe vargje nga Kurani. Në fund kryeministri nuk la pa përmendur edhe flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

‘Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti mik im presidenti Erdogan. Shumë e nderuara zonja Erdogan. Fort të nderuar klerik, të dashur miq. Fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të krijuar adhurimi kaq i pritur nga komuniteti mysliman ndër vite.

Kjo faltore që frymon nga një besim universal është trashëgimia e një populli të tërë që mishëron që profeti tha.

Ky sihariq i veçantë i përurimit, fryt i përpjekjeve të bashkëkombasve tanë të besimit islam dhe dashamirësisë së vëllezërve nga Turqia më çon pas në 14 nëntor 2014, 10 vite më parë kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë.

Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë duhej për të pastruar truallin e Namazgjasë të bërë shesh pazari të imponuara në hapësirën e lutjeve shpresës dhe nevojës për ta pasur ata tempullin e tyre në kryeqytet njësoj si bashkëkombasit e besimit katolikë, ortodoksë dhe bektashi.

Ka qenë për mua çështje nderi që xhamia e madhe të h7ynte e pastër në jetën e besimit si objekt kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare dhe njerëzit bashkëjetojnë siç tha Papa Françesku tha kur erdhi në Shqipëri jo në harmoni por në vëllazëri fetare.

Dhe ja sot pas plot 10 vjetësh xhamia hyn në sofrën e kësaj vëllazërie si ilustrim i besimit dhe i një ajeti prej 6 syresh të Kuranit që me dashuri na dhuroi një hafiz i madh tiranasi Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu.

Si çdo faltore ku gjen paqe çdo shqiptar kjo xhami e Namazgjasë është një vend i shenjtë.

E këtij vendi nuk mund ti këndohet më mirë se në shqipen e Hafiz Ibrahim Dalliut.

Qfotë me jetë kjo faltore, vend i sigurt për gjithë fëmijët e Ibrahimit. Le të hyjmë sot këtu me këmbën e mbarë. Le të mbetet në kohë të kohëve sihariq i madh gëzimi.

Faleminderit dhe mirënjohje president i Turqisë miku im. Në këtë shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta për përkushtimin tënd vëllazëror duke u bërë thirrje zëri i tyre. I dha myslimanëve mjetet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë. E cila do flas për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve.

Qoftë e mbarë edhe për myftiun Bilal Teqja, u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe e drejtoftë në majën ku duam, të ngjisim flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.’

Artikulli paraprakERDOGAN E RAMA INAUGUROJNË XHAMINË E NAMAZGJASË
Artikulli tjetërXHAMIA E NAMAZGJASË, ERDOGAN: I LUMTUR QË NDODHEM NË KËTË VEND TË SHENJTË