Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga takimi me shqiptarë në Londër, ka kërkuar votën e tyre, siç tha, edhe për të çliruar opozitën nga pengmarrësit.
“Nëse ju shqiptarët e botës së lirë do të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, për Shqipërinë 2030 në BE, përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare, por përfundimtare, pa kthim pas për progresin dhe shtetbërjen, Fitorja jonë nuk duhet dhe nuk do të jetë fitorja e radhës së një partie ndaj të tjerave por triumfi i një vizioni për botën, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Ju ju qëllojnë të jeni pranë e njëri të ketë socialist e tjetri demokrat, por nuk i suleni në fyt njeri-tjetrit por i jepni dorën dhe mbështesnin. Kaq e pamundur është që këtë ta bëjë edhe Shqipëria.
Jo, mjafton që shqiptarët që jetojnë me punë e rrisin me mund fëmijët, ta përzënë djallin de ndasisë nga hapësira që ndan shtëpitë e tyre e të përqafojnë alternativën që i bën krenar.
Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga histori.
Votoni për të çliruar opozitën nga pengmarrësit dhe për t’ju dhënë lirinë të gjithë atyre që nesër do të duhet t’i qëndrojnë përballë qeverisë që të flasin pa qenë të tmerruar se çfarë kove me ujë do t’i bjerë nga ballkoni.
Po drejtësia dje çfarë ishte? Pazar. E drejta ishte mall, shite, blije. Po pandëshkueshmëria e atyre me kostum dhe pistoletë çfarë ishte deri dje? Një shpullë në sytë e të gjithë njerëzve të zakonshëm. Sot ai realitet është i përmbysur, sot Shqipëria pa dinjitet ndërkombëtar dhe pa respekt për drejtësinë dhe barazinë para ligjit i përket historisë.”, tha ai.