Në parlamentin e improvizuar në çadrën e protestës, kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi vendosmërinë e opozitës për të mos lejuar kurrë më zgjedhje të prishura dhe kapura nga krimi.

Basha: Durrësi është një qytet i shkatërruar me fatura uji dhe energjie. Është një qytet tipik i menaxhuar nga mafia, miliona euro beton hidhen për fasada, ndërkohë që qindra e mijëra familjarë nuk marrin dot kredi për strehim social. Të gjitha janë derivat i zgjedhjeve të shkatërruara në 2015, ku Vangjush Dako me bandat mori peng Durrësin. Ja çfarë ndodh kur kapen zgjedhjet, krimi dikton zgjesdhje. Është orë e madhe zgjimi kombëtar, për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, kurrë më zgjedhje të kapura dhe të prishura nga krimi, kurrë më zgjedhje me bandat, vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme që nisin me largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të inkriminuar dhe korruptuar.

 

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka kaluar në mbledhjen e të mërkurës vendimin për rritjen e pensioneve, që hyn në fuqi në mars. Ai tha se në një vend ku të ardhurat rriten në mënyrë të qëndrueshme ekonomia është më shumë. Ai tha se atë që flasin me “përçartje” nuk duan të tërheqin për hunde njerëzit e varfër me gënjeshtra pas gënjeshtrash. “Flasin me një përçartje ku nuk kanë asnjë raport me të vërtetën, por vetëm një synim, të tërheqin për hunde sa më shumë njerëz të varfër e të dëshpëruar me gënjeshtra pas gënjeshtrash, si hiena që jetojnë me kërma”, tha Rama. Ai tha se rritja reale e konsumit për 2016 është 3% ndërkohë që defiçiti buxhetor ka zbritur në 2.4 % nga 5.2 % që ishte kur e majta mori në dorë qeverinë.

Artikulli paraprakBLUSHI: PATERICA E LSI-SË NATËN ME PROTESTËN, DITËN KUNDËR ÇADRËS
Artikulli tjetërVUJADINOVIÇ: KORABI MË ÇNDEROI, DO E PAGUAJNË