Para presidentit Bill Clinton, i cili është sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka vlerësuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit amerikane në politikë. Rama foli me superlativa për retorikën e ish-presidentit, për të cilin tha se i ka dëgjuar e ridëgjuar fjalimet e tij.

‘Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua sesa të përgatitem të flas edhe pastaj të flas këtu duke e diktuar që pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh para sesa të hyja në jetën e përditshme politike ja kam parë dëgjuar e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.

Jo vetëm ja kam parë, riparë e ri dëgjuar ato që ka thënë por edhe studiuar sesi i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit duke i analizuar ritmin duke i nënvizuar hapjet, e mbi të gjitha duke ia admiruar atë që as nuk mësohet dot, empatinë magjepsëse që e bën Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.

Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut histroik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpritin e Europës.’- tha Rama.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË NË TIRANË, BILL CLINTON PRITET ME CEREMONI ZYRTARE NGA RAMA
Artikulli tjetërBILL CLINTON NË TIRANË, RAMA: ISH-PRESIDENTI I SHBA MORI VENDIM HISTORIK PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS