Kryeministri Edi Rama ka folur pas seancës së sotme plenare, raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. I pyetur nëse PS ka emër për ta propozuar në raundin e dytë dhe të tretë, Rama u përgjigj shkurt.

“Dihet që ne nuk i kemi 84 votat e nevojshme. Jo (nuk ka emër për President)”, tha Rama.

“T’ia kalojë këtë të drejtë kujt? Kujt ekzaktësisht se ne nuk po dimë më as kë kemi në anën tjetër se kemi lloj-lloj copash dhe çikash. Nuk e shoh dot ku qëndron logjika në këtë. ne kemi kaluar 2 herë në këtë proces kur kemi qenë në opozitë në drejtimin tim. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-ën, por një herë kur ne nuk kishim numrat. Pra, PD kishte numrat për të zgjedhur Presidentin dhe ne kemi kaluar në këtë proces, jemi ulur në tryezë”

Artikulli paraprakZYRTARE/ DIGJET RAUNDI I PARË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT, NUK DEPOZITOHET ASNJË KANDIDATURË NË KUVEND
Artikulli tjetër“ME JEP NJË ARUSH FOTOGRAF TË TË JAP NJË QEN ME LESH”, ALIBEAJ: JEMI NË PRITJE TË MAZHORANCËS!