Në një komunikim me mediat në përfundim të takimit me grupet parlamentare të opozitës kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur me konsensusin e arritur, ndërsa shtoi se pa humbur koha puna duhet të zhvendoset në këshillin politik. Pavarësisht përcarjes së opozitës parlamentare për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit, Rama u shpreh I bindur në votimin e saj më 23 korrik.

“Kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo total për të votuar marreveshjen e 5 qershorit dhe kemi arritur edhe konsensus të plotë për të votuar më 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës bashkë me opozitës jashtë parlamentare. Një orë e më parë do ishte mirë të mblidhet këshilli politik dhe të diskutojmë sepse kem hapur një diskutim para pak kohe, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht pasi opozita jashtëparlamentare donte datën e saktë për marrëveshjen e 5 qershorit, dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe për mënyrën si do reflektohet në ligjin zgjedhor ajo c’ka do imponojë votimi i 30 korrikut.

Kemi bërë goxha debat për këtë me Murrizin që qëndron stoic në pozicionin e tij, ndërkohë kemi sinjale inkurajuese nga dy grupet e tjera edhe pse besoj se do ishte mirë që edhe murrizi të bashkohej pork am bindjen qe do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar por një bashkësi individësh që kanë grupet e tyre, por ka edhe të pavarur. Ka ende kohë për të gjetur një mbështetje sa më të gjerë.” -u shpreh Rama

“Kjo është marrëveshja. E kam thënë dhe më parë. Është parlamenti që ka të drejtën të vendos për gjithçka që është përtej kornizës së 5 qershorit”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për marrëveshjen me opozitën parlamentare për reformën zgjedhore.

“Jemi të gatshëm. Uroj që nesër pa humbur kohë të mbledhim Këshillin Politik. Ia kam shprehur gatishmërinë time njërit prej bashkëdrejtuesve, në mos gabohem, apo nuk gabohem, Damianit. Nesër do të jemi në Këshillin Politik dhe do të vazhdojmë të diskutojmë. Marrëveshja e nënshkruar sot, ashtu si ajo e 5 qershorit, janë dokumente që nga qënie në letër, do të duhet të kthehen në materiale ligjore e kushtetuese. Në 23 dhe 30 korrik. Ka një arsye shumë të rëndësishme se s’duhet të humbasin kohë. Marrëveshja e 5 qershorit ka një pikë të rëndësishme, pasi është futja në sistem të njerëzve. Koha është e ngushtë. Duhet të shfrytëzojmë çdo minute. Është vendosur dhe zgjedhja e KQZ së re. Do të duhet të marrin dhe ajo kohën e vetë. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes dhe në atë aspekt. Ndryshimet kushtetuese do kërkojnë refkëtime në kodin zgjedhor. Duam që të përmbyllet gjithçka në sezonin tjetër.”, tha ai.

Artikulli paraprakREFORMA ZGJEDHORE E NDRYSHIMET KUSHTETUESE, RAMA E BALLA TAKOJNË KRERËT E GRUPEVE PARLAMENTARE TË OPOZITËS
Artikulli tjetër“DITË HISTORIKE”, HAJDARI PËR MARRËVESHJEN ME PS: MBAJTA PREMTIMIN PËR LISTAT E HAPURA, OPOZITA JASHTËPARLAMENTARE TË HIPË NË TRENIN E SË ARDHMES