Kryeministri Edi Rama kërkon nisjen e bisedimeve me BE qe Shqipëria t’i bashkohet këtij organizimi si pjese e zgjerimit te Ballkanit perëndimor për te forcuar sigurinë evropiane.

Ne një interviste për prestigjiozen ‘Financial Times’ kryeministri shqiptar thotë se do ishte çmenduri për BE të dështojë të integrojë një vend në epiqendër të rrugëve te emigrimit dhe që shihet nga Rusia me një çmim strategjik.

Kryeministri argumentoi se Tirana ka luftuar fuqishëm kundër problemeve të drogës dhe korrupsionit gjyqësor, duke e bërë atë një kandidat serioz për të përmbushur ambiciet e Brukselit për shtetet e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në vitin 2025.

“Ne do ta gjykonim shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë. Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar bisedimet për pranimin në BE .

Tani ajo që duam është thjesht të shpërblehemi për atë që kemi bërë dhe që procesi të jetë i drejtë dhe të jetë i parashikueshëm”- thotë Rama.

Rama e beri këtë interviste per ‘Financial Times’ gjate vizitës se tij ne Bruksel këtë jave. Sic shkruan kjo media komentet e Rames pasqyrojnë zhgënjimin e Tiranës zyrtare që Shqipëria ende nuk është lejuar të nisë bisedime përkundër progresit që ka bërë në reformat ekonomike dhe politike.

Rama i bëri thirrje Komisionit Evropian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve të pranimit në kohë në mënyrë që krerët e BE ta miratojnë atë në samitin e tyre të qershorit.

Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinjë në uljen e flukseve të emigrantëve në bllok, duke shtuar se interesi dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ndonëse ndonjëherë i ekzagjeruar ishte e vërtetë.

“Ata (Rusia) kurrë nuk hoqën dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit e cila nuk vihet re nga shumë në BE, me përjashtim të kancelares gjermane Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet i anashkaluar e më tepër nga Europa”- thotë Rama.

Dokumenti i BE i publikuar pak kohe me pare sugjeronte se Shqipëria dhe pesë shtetet e ish-Jugosllavisë mund të bashkohen me BE brenda tetë viteve, por vetëm nëse ata përmbushin kushte të vështira të tilla si zgjidhja e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe lufta kundër korrupsionit.

Disa shtete anëtare të BE mbeten skeptikë rreth perspektivave të anëtarësimit pas krizës financiare të vitit 2008, problemeve të borxhit të eurozonës dhe votimit të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëheqësit e bllokut do të takohen me homologët e tyre ballkanikë në një takim të posaçëm në Sofje në maj.

Artikulli paraprakBUSHATI E XHAÇKA NË DAJÇ, PËRBALLEN ME DEPUTETIN GURAKUQI
Artikulli tjetërNDËSHKIMI I PARE: SHKARKOHET NGA DETYRA FATOS LULO, GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE