Në nisje të fushatës për llogaridhënie publike në Tiranë, kryeministri Edi Rama foli për kundërshtarin e vetëm të PS, që sipas tij është vetja.

Rama: Kundërshtari i PS është vetja, ne nuk na mund dot askush tjetër kjo dihet. Ne duhet të jemi vetëkritikë dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja. Ne duhet të nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit ata që nuk e nderojnë PS dhe nuk e përfaqësojnë votën e atyre që i besuan PS.

Ne duhet të mos tolerojmë askënd që kërkon ta mbajë peng këtë të avazit të vjetër të tepsisë së pushtetit duke e kthyer në pozicion të PS në një mundësi për të ushqyer interesat e veta, të mikut, shokut dhe askujt tjetër.

Duke folur për rekomandimin e Komisionit Europian, Rama tha se kjo u arrit falë reformave të ndërmarrja nga qeveria.

Rama: Në këto 6 muaj kemi finalizuar marrjen e rekomandimit pozitiv pa kushte për celjen e negociatave dhe është një rezultat që ka ardhur me mundim, me shumë punë, me shumë durim dhe ka ardhur falë të gjitha atyre reformave që jkemi arritur. Është një rezultat që është njohur nga Komisioni Europian.

Nga “Forumi i llogaridhënies publike me qytetarët” te Amfiteatri i Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama pranoi se kryebashkiaku Erion Veliaj ka rritur taksat.

Por, Rama sqaroi se nga rritja e këtyre taksave janë ndërtuar 17 shkolla si dhe janë kryer investime të tjera me interes për komunitetin dhe taksapaguesit.

Është taksa për shkollat, por kanë nisur dhe do të ndërtohen 17 shkolla të standardeve më të larta që janë ndërtuar në Tiranë, që do të zgjidhin problemin e mbingarkesave.

Vërtet paguhet tarifë gjelbërimi, por një kryetar bashkie që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk fle pa mbjellë pemë, ia vlen t’ia japësh lekë që të mbjellë pemë.

Nga ana tjetër, qeveria sipas tij ka rritur vetëm dy taksa, atë për ata që fitojnë më shumë dhe taksën e karburanteve.

“Kemi rritur vetëm dy taksa: për ata që fitojnë më shumë, ishte 10 e bëmë 15 %. Kush fiton më shumë, paguan më shumë. Ne që akuzohemi për parti të një grushti oligarkësh, i kemi bërë oligarkët të paguajnë më shumë.

Kemi rritur taksën e karburantit, sepse nuk rëndonim ekonomitë e familjeve. Ata që konsumojnë karburant prej vitesh paguanin një çmim më të lartë për shkak të konjukturave ndërkombëtare.

Kemi kursyer 100 milionë dollarë. Kemi rritur akcizën e duhanit për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Nëse le duhanin atë taksë e ke zero. Kemi ulur taksat për furrat e bukës dhe pagat e ulëta.

Artikulli paraprakVLLAZNIA B, ADEMI: SITUATA DO ZGJIDHET
Artikulli tjetërXHAFAJ: 3 BANDA TË RREZIKSHME VEPROJNË NË DURRËS, ‘KOKAT’ E KRIMIT NË BURG, DO IU MERRET PASURIA