Kryeministri Edi Rama teksa po flet para komisionit Hetimor për Inceneratorët e ka çuar bisedën e diskutimit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e deri te dhëniet e gjyshes së tij të ndjerë shkodrane.
Gjatë pyetjeve që iu adresuan nga deputeti i PD-së, Helidon Bushati, Rama kujtoi lidhjen e veçantë me Shkodrën, për shkak të gjyshes së tij. Ndërkohë, që Bushati e mbylli bisedën duke shtruar pyetjen; “Nuk ke mundur apo nuk ke dashur të parandalosh?”.
Bushati: Kontrata e nënshkruar, zbatuar në një VKM të parregullt, mund të na çojë në arbitrazh nga ky subjekt për të marrë fitimin?
Rama: Unë nuk fshihem mbas asnjë lloj kolegjialiteti. I bëj të gjitha. I dal për zot edhe gabimeve që bëj, patjetër. Kështu është mënyra se si funksionon Këshilli i Ministrave. I qëndroj atyre vendimeve si kryeministër. I dal për zot të gjitha punëve që kam bërë me Saimir Tahin. unë i vë gjoksin çdo ministri për çdo akuzë që bëhet për sa kohë akuzat dhe betejat janë të lidhur ame punën e përbashkët. Për ç’të të jap garanci? Të gjitha vendimeve i dal për zot.
Bushati: Në arbitrazh shkohet kur do t’i dorëzohet impianti bashkisë së Elbasanit, kur t’i hiqet e drejta. Meqenëse ky akt është i ligjshëm, ahtëerë dhe Fieri d të nisë trë prodojë eergji brenda 1-2 muaj. A do bëni të njëjtin akt të tillë dhe me Fierin?
Rama: Ju jeni shkodran dhe kam një lidhje të veçantë me Shkodrën. Ko për shkak të gjyshes time. Ajo thoshte shpesh; “Të gabosh është njerëzore, të insistosh është djallëzore”. Kur ta thotë gjyshja ime, ndoshta mund të duket më afër se sa unë që jam si gjysmë komunist. Unë këtë pyetje dhe pyetjeve të tilla ua bëj njerëzve kompetent për punë.
Bushati: Si ka mundësi që nuk po del në pah ky tipari juaj që e paraqisni veten si njeri të oskidentit për përgjegjësinë e liderit?!
Rama: Se çfarë ka bërë Tahiri është përgjegjësia e tij dhe jo e imja dhe e të tjerëve. A di çfarë më kujtohet mua që një burrë i kulturuar, i edukuar ke ardhur tek Foltorja dhe ke qenë jashtë vetes për të mbrojtur lideri historik. Je krenar për të?
Tabaku: Po ndizet mikrofoni sa herë ka dëshirë, s’është normale.
Rama: Non grata Sali Bersha ka dalë për gjëra që s’i ka bërë Helidoni por me Sali Berishën ka qenë në krah si ndahen këto gjëra.
Tabaku: Këto foli në Parlament
Bushati: Po ta bëj një pyetje të fundit në gjuhën e gjyshes tënde: “Nuk ke mundur apo nuk ke dashur ta parandalosh?
Rama: Nuk është as ‘non pottevo as non volevo’ por jepi Çezarit atë që i takon. Lëreni atje atë, e ka marrë drejtësia.