Kryeministri, Edi Rama, thotë se të shtunën nuk proteston Shqipëria por proteston një kastë.
Sipas tij ka një përpjekje të opozitës për të vepruar sipas një skenari maqedonas.
Rama: Të shtunave nuk para shkoj në zyrë por në zonë, dhe me 16 shkurt do të jem në Vlorë. Nëse kulmin e saj opozita e shikon tek perplasja fizike, po pastaj çfarë do të ndodhë më pas?
Ka një përpjekje të opozitës për të vepruar sipas një skenari të ngjashëm me atë të Maqedonisë. Të shtunën nuk proteston Shqipëria, por protestone një kastë.
Rama thotë i bindur se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën ato do ti fitonte padyshim Partia Socialiste.
Kryeministri ka përsëritur edhe njëherë pyetjen për Berishën.
Rama: Pyetja ime për Berishën nëse e kalon oqeanin? Po të më jepej mundësia do ta ripyesja nëse familja e tij e kalon dot oqeanin.
Deklaratat Rama i bëri në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës.