Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje aktivitetin e garave botërore të ujit që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm në Pogradec. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se 43 skuadra nga e gjitha bota do të jenë për 7 ditë në Pogradec.

Postimi i Kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES

dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë.

*43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri.

Artikulli paraprakPËRVETËSONIN PENSIONET, ARRESTOHEN 7 PUNONJËS TË POSTËS SHQIPTARE NË DIBËR, SHKODËR DHE TROPOJË! DËM SHTETIT 33 MLN LEKË
Artikulli tjetërLEZHË/ VETËVARET I BURGOSURI NË BURGUN E SHËNKOLLIT