Rama: Frikë nga Kushtetuesja se do pengojë Vettingun

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me studentët e sapodiplomuar të Fakultetit të Drejtësisë, frikën se Gjykata Kushtetuese do të bllokojë ligjin e Vettingut. Në fjalën e tij përpara studentëve Rama u shpreh kjo gjë do të pengonte Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE. Rama: Kemi marrë rekomandimin, por e kemi marrë rekomandimin për të çelur negociatat me atë që miqtë tanë europianë e quajnë premisë e mirëkuptuar. Ligji i vettingut, zbatimi i ligjit të vettingut, pastrimi i sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe fillimi i zbatimit të mëtejshëm të atyre 7 ligjeve që tanimë i kemi votuar në parlament. Unë dua ta ndaj me ju frikën time që nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë se do të jetë më shumë se sa e vështirë që Gjykata Kushtetuese të mos e pengojë ligjin dhe të mos e cenoje atë, në pikën ku; a- ligji i cenuar t’i bëhet mbrojtje gjykatëseve dhe prokurorit të korruptuar b- ligji i cenuar t’i bëhet pengesë Shqipërisë për të hapur negociatat me BE

Artikulli paraprakKULT – 17.11.2016
Artikulli tjetërLIROHET PAS 10 ORËSH STUDENTJA QË I HODHI SALCË MINISTRES: PUSHTETARËT NUK KANË PARË GJË AKOMA